Yasemin Acar, një aktiviste për të drejtat e njeriut që ndodhet në bordin e anijes Madleen, e cila po lundron drejt Gazës me ndihma humanitare, ka dhënë përditësime mbi situatën e fundit të ekipit.
Acar theksoi se përballen me kërcënime të vazhdueshme nga Izraeli, i cili ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që anija të afrohet në bregun e Gazës.
“Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë dhe të sigurojë një kalim të sigurt për ne,” u shpreh ajo. “Kjo nuk është vetëm një çështje ndihmash – është një çështje njerëzore dhe ndërgjegjeje globale.”
Acar shtoi se pavarësisht presioneve, anëtarët e ekuipazhit mbeten të vendosur për të çuar ndihmat tek populli i Gazës. /mesazhi




