Ylli i futbollit Ronaldo paditet me 1 miliardë dollarë për reklamimin e NFT-ve

Në Nëntor të 2022 Ronaldo bashkëpunoi me Binance për të shitur NFT unike që përfaqësonin një moment ikonik të Ronaldos në formën e një statuje dixhitale.

Ylli i futbollit Cristiano Ronald përballet me një gjobë 1 miliardë dollarëshe për promovimin e Binance, bursës më të madhe kripto në botë.

Padia e dërguar ditën e Marte në gjykatën e Floridas, thotë se Ronaldo ka “promovuar, mbështetur dhe marrë pjesë aktivisht në ofrimin dhe shitjen e letrave me vlerë të paregjistruara në koordinim me Binance,” përfshirë shitjen e NFT-ve nga vetë ai duke i shkaktuar investitorëve humbje të mëdha financiare.

Në Nëntor të 2022 Ronaldo bashkëpunoi me Binance për të shitur NFT unike që përfaqësonin një moment ikonik të Ronaldos në formën e një statuje dixhitale.

NFT janë fenomen i lidhur ngushtë me kripto të cilët u popullarizuan në 2022 dhe transformuan punët dixhitale të artit dhe koleksioneve të tjera në asete të verifikueshme që janë lehtësisht të tregtueshëm në blockchain.

Padia akuzon Ronaldon për “deklarata mashtruese” dhe pretendon se ai “lejoi që emri dhe ngjashmëria e tij të përdoren në lidhje me deklaratat mashtruese të Binance në promovimet e produktit të saj”, veçanërisht duke shitur letra me vlerë kripto të paregjistruara të prira ndaj paqëndrueshmërisë së madhe.

Padia kërkon më shumë se 1 miliardë dollarë ndërsa Ronaldo ende promovon kompaninë e madje ka postuar në llogarinë e tij X më 28 Nëntor një reklamë të Binance.