YouTube filloi testimin e 1080p Premium në fillim të vitit duke e përshkruar si një version i 1080p që ofron më shumë informacion për piksel duke prodhuar një eksperiencë më të lartë shikueshmërie.
Shikuesit e YouTube mund të vënë re një opsion të ri ku duan të ndryshojnë rezolucionin në ueb por vetëm nëse kanë abonimin me pagesë YouTube Premium.
Opsioni 1080p me bitrate të përmirësuar tashmë është bërë i disponueshëm në desktop për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.
Shfaqet ngjitur me opsionin e zakonshëm 1080p në menu dhe duke klikuar mbi ju kërkon përdoruesve të paguajnë për shërbimin Premium nëse nuk e kanë bërë ende.
YouTube filloi testimin e 1080p Premium në fillim të vitit duke e përshkruar si një version i 1080p që ofron më shumë informacion për piksel duke prodhuar një eksperiencë më të lartë shikueshmërie.
Bitrate më i lartë, i cili përdoret si një matës i sasisë së të dhënave video që transferohen, ju jep përdoruesve cilësi më të lartë pa pasur nevoja të kalojnë në rezolucion më të lartë. Normalisht 4K është e disponueshme për disa video por në të njëjtën kohë nevojitet shkarkimi një videoje me kapacitet disa herë më të lartë.
Shërbimi u lançuar edhe në iOS pak muaj më parë por tani më shumë përdorues do të kenë akses. Kujtojmë se shërbimi Premium kushton 14 dollarë në muaj ose 140 dollarë në vit. Eliminon reklamat dhe vjen me veçori si kjo e fundit.