YouTube teston përkthimin automatik të videove

Është një ndryshim në anën e serverit dhe përdoruesit nuk duhen të bëjnë asgjë.

Google është duke testuar një veçori të re në YouTube i cili automatikisht përkthen videot, përshkrimin dhe mbishkrimet nga gjuha Angleze në gjuhën e shikuesit.

Një numër i kufizuar përdoruesish filluan të shohin opsionin e ri në aplikacionin mobil të YouTube dhe ndërfaqen ueb në desktop. Është një eksperiment nga ana e Google por nuk dihet nëse është planifikuar lançimi i shpejtë i saj.

Është një ndryshim në anën e serverit dhe përdoruesit nuk duhen të bëjnë asgjë. Android Police raportoi se përdoruesit në Portugali dhe Turqi kishin parë përkthimin automatik nga gjuha angleze në gjuhën e tyre të titujve të videove, përshkrimeve dhe mbishkrimeve.

Shanset janë që ky funksion të jetë i disponueshëm edhe për vende të ndryshme të botës. Aktualisht ndërfaqe e YouTube përshtatet për mëse 100 vende të botës ndërsa Google Translate ka suport për 109 gjuhë të botës.