Si pasojë e sulmeve të organizatës terroriste YPG/PKK, të kryera me raketa dhe artileri në vendbanimet ku u zhvillua operacioni “Mburoja e Eufratit”, kanë humbur jetën 6 persona dhe 15 të tjerë të plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Organizata terroriste YPG/PKK, e cila pushtoi Munbixhin që ndodhet në pjesën veriore të Sirisë, sulmoi me raketa dhe artileri fshatrat Mirze, Tel Ali dhe Shuayip të qytetit Jarabulus, të cilat janë nën kontrollin e opozitës ushtarake.
Nga ana tjetër, në katër sulme artilerike të organizatës terroriste YPG/PKK në qytetin Azaz janë plagosur dy civilë.
Po ashtu, YPG/PKK-ja mbrëmë kreu sulme me mortaja në Jarabulus ku u lënduan tre fëmijë.





