Zbritja e shpalljes dhe fillimi i thirrjes në Islam

Fahrush Rexhepi

Duhet ditur se Islami është fe e përsosur e shpallur nga Allahu xh.sh., e cila në vete përmban udhëzime të përkryera dhe të dobishme për çdo fushë të jetës. Besimi islam është shpallje e përjetshme, e cila vjen për çrrënjosjen përfundimtare të injorancës dhe të gjurmëve të të gjitha formave dhe llojeve të idhujtarisë. Ky ishte edhe synimi i pejgamberit a.s., misioni i tij, i atij që Allahu xh.sh. e dërgoi për të ndriçuar rrugën e drejtësisë përmes fesë së vërtetë islame, në rrethana dhe në kohë të vështira ku injoranca, kur zotëronin idhujtaria dhe armiqësitë, që kishin pushtuar shpirtrat e njerëzve.

Ishte kjo gjendja e përgjithshme e injorancës dhe e mohimit (kufrit), pas ndërprerjes së të dërguarve, derisa lindi shpëtuesi i shumëpritur, i dërguari i Allahut xh.sh., i cili filloi të thërriste për adhurimin dhe besimin në një Zot të Vetëm. Allahu xh.sh. në Kuran thotë: ”O ithtar të librit, ju erdhi i dërguari Ynë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: ”Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë e as që të na tërheqë vërejtjen”. Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcënuesi. Allahu është fuqiplotë për çdo send.(1)

Erdhi pra i dërguari i Allahut xh.sh., Muhamedi a.s., i cili, së bashku me ashabët e vet i dhanë fund injorancës me anë të paraqitjes të së vërtetës islame, mbi bazat e së cilës u themelua shteti islam, i cili merrte përsipër përhapjen e shpalljes islame në katër anët e botës. Erdhi i dërguari i Allahut Muhamedi a.s. nga njëra prej shtëpive më të ndershme të Mekës për nga prejardhja. Erdhi Muhamedi a.s. prej njërës nga familjet me autoritet të lartë, pra prej familjes së Hashimit të birit të Abdul Menafit.

Me dëshirën e Allahut xh.sh. Muhamedi a.s. do të bëhej i dërguar për mbarë njerëzimin. Me personalitetin e tij sublim, me moralin e tij të lartë, me drejtësinë e tij, me fisnikërinë e tij dhe me durimin e tij, ai do të bëhet shëmbëlltyrë për mbarë njerëzit në botë. Allahu i Lartmadhruar në Kuran thotë: ”Ju keni shembull të mrekullueshëm në profetin e Allahut”.(2)

Muhamedi a.s. është shquar në tërë fisin e vet dhe në tërë Mekën për sjellje të mira dhe virtyte më fisnike. Ai nga pamja ka qenë më i bukuri në fis, dhe me moralin më të mirë. Pejgamberi a.s. fliste gjithnjë të vërtetën, mbushte çdo premtim dhe amanetin e besuar e ruante. Për Muhamedin a.s., nëna e besimtarëve, Hatixhja r.a., ka thënë: ”bart përsosmëri, e përfiton (ngushëllon) të humburin, e pranon mysafirin dhe ndihmon në brenga”.(3)

Rritja dhe edukimi i Muhamedit a.s. në këtë mënyrë, dhe rrugëtimi i tij i pastër para zbritjes së Shpalljes, pajisja e tij me cilësi aq të larta të moralit, të gjitha këto paralajmëronin se ky njeri do të bëhej bartës i vulës së të gjithë të dërguarve dhe profet i dërguar nga Allahu i Lartmadhruar për mbarë njerëzimin. Për cilësitë e larta të moralit të tij, Allahu xh.sh. në Kuran thotë: ”Në të vërtetë ti posedon shkallë të lartë të moralit”.(4)

Kur pejgamberit të pritur iu afrua koha dhe kur vrojtimet e tij për të kaluarën dhe të tanishmen ia kthjelluan mendjen, atëherë vazhdoi të thellohej gremina ndërmjet tij dhe popullit të tij për shumë gjëra, dhe Pejgamberi a.s. filloi të parapëlqente vetminë. Në këtë fazë, në muajin e Ramazanit, Pejgamberi a.s. merrte me vete ushqim dhe shkonte në shpellën Hira në malin Nur, që gjendej në periferi të Mekës.

Kryesisht, periudhën e fundit para Shpalljes, sidomos muajin e Ramazanit, Muhamedi a.s. e kalonte në adhurim dhe përsiatje duke menduar për çdo gjë që e rrethonte, pra edhe për krijimin e gjithësisë. Meditonte se ç’fshihej pas saj, cila është ajo fuqi që e vë në lëvizje tërë gjithësinë. Muhamedi a.s. ishte i sigurt se populli i tij lutej në mënyrë të gabuar, dhe se ata jetonin të humbur e në lajthitje duke bërë shirk. Megjithëkëtë, edhe vetë Muhamedi a.s. nuk kishte rrugë të qartë nga të shkonte dhe nuk kishte program të cilin do ta jetësonte.(5)

Kur Allahu xh.sh. deshi ta largonte botën nga errësira, ta shpëtonte njerëzimin nga injoranca dhe t’i nxirrte njerëzit nga besimet e kota e t’i udhëzonte në rrugën dhe dritën e së vërtetës e të besimit, – e dërgoi të dërguarin e famshëm, Muhamedin a.s., me udhëzime të fesë së vërtetë, për t’ua tërhequr vërejtjen atyre që janë me mend, se dënimi për jobesimtarët do të bëhet meritë e tyre, siç thotë Allahu xh.sh. në Kuran: ”Për t’ia tër hequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e me zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët”.(6)

Kur i dërguari i Allahut mbushi dyzet vjeç, që konsiderohet periudhë e pjekurisë së njeriut (mendohet se në këtë moshë edhe pejgamberëve të tjerë do t’u kenë zbritur shpalljet), tek ai filluan të paraqiteshin shenjat e profetësisë edhe në jetën e përditshme, normale. Këto shenja ishin ëndrrat (Er-ru’ja), të cilat ishin të qarta si dhe të pastra sikur agu i mëngjesit. Kjo gjendje e ëndrrave e Pejgamberit a.s. kishte zgjatur gjashtë mu aj, kurse pejgamberllëku ka zgjatur 23 vjet.(7)

Në Ramazanin e tretë të vetmimit të Pejgamberit a.s. në shpellën Hira, Allahu xh.sh. vendosi të lëshonte mëshirën e Vet në tokë, që botës t’i dhuronte profetin, duke i dërguar Muhame dit a.s. Xhibrilin, fillimisht me disa ajete kuranore e më vonë me disa mijëra të tjerë. Në bazë të llogaritjeve kalendarike, mund të konfirmohet se shpallja e Ku ranit ka filluar të hënën në mbrëmje, më 21 Ramazan, që përputhet me datën 10 gusht në vitin 610 m, edhe pse rreth datës së fillimit të shpalljes ka edhe mendime të tjera.(8)

Aishja r.a. na rrëfen tregimin për vetë ngjarjen, për dritën e cila kishte filluar të shpërndahej e të zhdukte terrin dhe errësirën e kufrit (mosbesimit) dhe lajthit jen, për dritën që fillon të ndryshonte rrjedhat dhe kahet e historisë.

Ishte nata e Kadrit e muajit të Ramazanit kur Xhibrili iu paraqit Muhamedit a.s. në shpellën Hira, me fjalët: ”Lexo!”-Lexo, mëso!”.”Unë nuk di të lexoj”, – qe përgjigjur Muhamedi. Pastaj vazhdoi: ”Më mori në përqafim dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi. Kë të e përsëriti tri herë, e pastaj më lëshoi dhe më tha: ”Lexo në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar (çdo gjë). Ka krijuar njeriun prej gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më bujari, që ia mësoi njeriut penën (shkrimin), që njeriut ia mësoi atë që nuk e dinte”.(9)

Pastaj Resulullahu ishte kthyer në shtëpi i tronditur dhe i shqetësuar, kishte hyrë tek Hatixhja, së cilës i kishte thënë: ”Më mbuloni! Më mbuloni!” dhe i kish te treguar asaj ngjarjen: Kam pasur frikë për vetën”, e Hatixhja r.a. i qe përgjigj ur: ”Jo, jo, për Zotin, Allahu ty kurrë nuk do të të turpërojë, sepse ti je njeri që i viziton të afërmit e tu, kujdesesh për të varfrit, e kompenson të humburën, e respekton mysafirin, gjithnjë i ndihmon të tjerët dhe ndjek të drejtën”.

Pas zbritjes së ajeteve të para kuranore, për një kohë të shkurtër ishte ndër prerë shpallja. Ibn Sabi transmeton, nga ibn Abasi, lajmin se ndërprerja e shpalljes kishte zgjatur disa ditë me radhë. Ky mendim është më i afërt dhe më i saktë, po të kemi parasysh rrethanat e asaj ngjarjeje.(10)

Lidhur me këtë ngjarje është me rëndësi të përmendim se Pejgamberi a.s. në kohën e ndërprerjes së shpalljes ishte në një depresion, i pikëlluar, i hutuar dhe i befasuar.

Buhariu, në librin e vet el-Ta’bir, na rrëfen si vijon: ”Shpallja u ndërpre dhe kjo e pikëlloi Resulullahun a.s., si dëgjuam, me hidhërim të madh, nga i cili shpërtheu helmi që e bëri të dëshironte të hidhej nga majat e maleve. Sa herë që mbërrinte në majë të malit me qëllim që të hidhej poshtë, i paraqitej Xhibrili, i cili i thoshte: ”O Muhamed, ti me të vërtetë je i dërguar i Allahut”. Këto fjalë përsëri i jepnin fuqi dhe vullnet për jetë Pejgamberit a.s..

Pas kësaj ndërprerjeje të shkurtër të Shpalljes, e cila më nuk do të përsëritej, Pejgamberit a.s. i erdhi urdhri që të fillonte thirrjen në fenë e Allahut xh.sh. përmes disa ajeteve të sures “El-Mude thir”, ku Allahu i Lartësuar thotë: ”O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur); Dhe Zotin tënd madhëroje! Dhe petkat e tua pastroji! Dhe larg ohu nga (veprat) e këqija! Dhe mos ndaj me qëllim që të marrësh më shumë! Dhe për hir të Zotit tënd, duro!”(11)

Qëllimi i ajetit të parë të kësaj sureje është që të mos linte dikë që t’i nën shtrohej kënaqësisë së Allahut, të cilit të mos ia tërhiqte vërejtjen për pasojat e rënda që e presin, që të nxiste tek ai alarmin dhe rikthimin e të zgjonte zemrën e tij.

Qëllimi i ajetit të dytë “Dhe Zotin tënd madhëroje” është që të mos madhërohej dhe të mos lartësohej askush tjetër përveç Allahut xh.sh. dhe që madhërimi dhe lartësimi janë vetëm për Allahun xh.sh. Ajeti tjetër me radhë i sures “el-Mudethir” bën thirrje për pastrimin fizik dhe shpirtëror të njerëzve. Për pastrimin e çdo ndyrësire, të brendshme dhe të jashtme, dhe për të pastruar shpirtin nga çdo ligësi, në mënyrë që njeriu nën mbrojtjen e më shirës së Allahut të bëhet shembulli më i mirë në shoqërinë e vet, i cili do të tërheqë mendjet e ndritura dhe nga i cili do të turpërohen zemrat e prishura.

Këto ishin disa prej fjalë ve madhështore, të cilat Pej gamberin a.s. e ngrinin nga shtrati i ngrohtë i shtëpisë, për t’u futur në pafundësi dhe në turmë, kohë pa kohë dhe në shtrëngatë, në mesin e njerëzve të mirë dhe të këqij, dhe, në fund, në realitetin jetësor.

U ngrit Pejgamberi a.s. dhe mbeti i qëndrueshëm në interpretimin e Fjalës së Allahut xh.sh. duke bartur mbi vete tërë peshën e shfrenimit, në të cilin jetonte populli i tij, duke bartur amanetin madhështor dërguar njerëzve në tokë, mbarë njerëzimit.

U ngrit Muhamedi a.s. duke filluar të thërriste për besimin në Zotin e vërtetë, fillimisht u prezantonte Islamin fshehu razi shokëve më të afërt të tij dhe pjesëtarëve të familjes së tij, e pastaj edhe të tjerëve haptazi.

Nga të parët të cilëve u është prezantuar thirrja islame, janë katër persona. Nga burrat, i pari është Ebu Bekri r.a.; nga gratë, është Hatixhja r.a.; nga fëmijët, është Aliu r.a. dhe prej robërve, Zejd b. Harithi. Pas tyre këtë rrugë e kanë ndjekur edhe persona të tjerë, të cilët ja në bindur ndaj Islamit dhe numri i tyre për tre vjet kishte arritur në 50 veta. Ky grup ishin nga të parët që pranuan Islamin dhe që zhvilluan një veprimtari shumë të dendur në përhapjen e fesë së re edhe në mesin e njerëzve të tjerë.(12)

Pas tre vjetësh të thirrjes në Islam fshehurazi, ishte dëshira e Allahut xh.sh. që feja e Tij tani të përhapej haptazi dhe thirrja të bëhej publikisht. Në lidhje me këtë, Allahu xh.sh. thotë: ”Publiko hap tas atë për se urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve”.(13)

Pas zbritjes së këtij ajeti, Muhamedi a.s. filloi të thërriste haptazi në fenë islame me fjalë të vërteta, përballë vepri meve të kota të mushrikëve. Ai vazhdoi me vendosmëri ftesën për Islamin, pa varësisht nga pengesat dhe rezistenca që vinin nga kufarët. Më vonë zbriti ajeti kuranor: ”Dhe tërhiqi vërejtjen farefisit tënd më të afërt”.(14)

Pas zbritjes së këtij ajeti kuranor, Pejgamberi a.s. mblodhi tërë farefisin e vet dhe kryeparët e të gjitha familjeve e u tha: ”Me të vërtetë kujdestari (kryefamiljari) nuk e gënjen familjen e vet, për Allahun, edhe sikur të gënjeja gjithë njerëzimin, ju nuk do t’ju gënjeja; edhe sikur t’i mashtroja mbarë njerëzit, ju nuk do t’ju mashtroja. Për Allahun, që nuk ka tjetër përveç Tij, unë me të vërtetë jam i dërguari juaj i posaçëm dhe i dërguari i mbarë njerëzimit në përgjithësi. Për Allahun, do të vdisni sikur jeni fjetur dhe do të ringjalleni sikur jeni zgjuar, dhe do të jepni llogari për gjithë atë që punoni, dhe për veprat e mira do të shpërbleheni me të mira, kurse për vepra të liga do të shpërbleheni me të këqija, dhe do të jetë për ju i përhershëm ose Xheneti ose Xhehenemi.(15)

Pas përfundimit të fjalës së pejgamberit a.s. në këtë tubim, reagoi Ebu Talibi i cili tha: ”Ne kemi nevojë për ndihmën tënde, jemi gati të pranojmë këshillën të nde, ne të besojmë më së shumi, ja këtu, së bashku, është tërë farefisi i babës të nd, edhe unë jam njëri prej tyre, edhe pse nuk do të jem i pari që do të pranoj atë që dëshiron ti, po shko dhe bëj ashtu si të është urdhëruar! Për Zotin, unë do të të mbroj sikur të kam mbrojtur gjer më tani; veçse unë nuk jam gati ende për të braktisur besimin e Abdul-Mutalibit”. Ndërsa Ebu Lehebi tha: ”Për Zotin, kjo është turp, pengojeni derisa nuk e kanë penguar të tjerët”! Ebu Talibi tha: ”Për Zotin, do ta mbrojmë sa të jemi gjal lë!”.(16)

Pas zotimit të Ebu Talibit se do ta mbronte gjersa të ishte gjallë, dhe ndërkohë Pejgamberit a.s. vazhdoi t’i zbriste Shpallja, ai një ditë shkoi në bregun Safa dhe filloi të thërriste me zë të lartë: ”O pasardhësit e Fehrit! O pasardhësit e Adit! O kurejshitë!”, dhe kështu me radhë, derisa iu përgjigjën të gjithë ftesës së tij, dhe nuk mbeti asnjë njeri në shtëpi. E pastaj u tha: ”Çka mendoni po t’ju thosha se në luginë gjendet një kalorësi, e cila do t’u sulmojë, a do të më kishit besuar?” Ata u përgjigjën: ”Ne do të besonim, se ti nuk na ke gënjyer kurrë”. Atë herë, ai tha: ”Dijeni se unë jam i dërguar tek ju që t’ju tërheq vërejtjen për vuajtjet e rënda dhe ndëshkimin që ju pret”. Ebu Lehebi tha: “Të shkoftë dita kot! A për këtë na ke ftuar”?. Në lidhje me këtë nga Allahu xh.sh. zbret: ”Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai tashmë është shkatërruar”!(17)

Pejgamberi a.s. i përballoi të gjitha pengesat në rrugën e përhapjes së Islamit dhe në realizimin e misionit hyjnor, me durim, dhe me besim në fitoren e fesë së Allahut xh.sh., me se myslimanët triumfuan dhe njerëz it filluan të hynin turma-turma në fenë islame. Në lidhje me këtë, nga Allahu i Lartmadhëruar zbriti: ”Allahu ka për caktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): ”Unë dhe të dërguarit e Mi, patjetër do të ngadhënjejmë! Allahu është i fortë, ngadhënjyes“.(18)

Kjo, pra, ishte gjendja dhe këto ishin rrethanat e zbritjes së Shpalljes në zemrën e Pejgamberit a.s., dhe rrethanat e fillimit të thirrjes në Islam, me plot ballafaqime, pengesa, rreziqe dhe vështirësi. Me gjithë rrethanat e rënda, Islami arriti të shkatërronte idhujtarinë dhe idhujt e periudhës së injorancës, arriti të lartësojë Fjalën e Allahut xh.sh.. Feja islame arriti të zotërojë ndaj gjithë besi meve të tjera të kohës së xhahilijetit. Allahu xh.sh. në Kuran thotë: ”Ai (Allahu) është Që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë, për ta bërë mbizotëruese mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë“.(19)

___________________

Fusnotat:

1. El-Maide: 19.

2. El-Ahzab: 21.

3. Sahihu el-Buhari, 1/3.

4. El-Kalem: 4.

5. Safijurrahman, El-Mubarekfuri, Errehiku el Mahtum f.65 – Ibn Hisham, -I-, 235-236.

6. Jasin: 70.

7. Errehiku el-Mahtum f.66.

8. Po aty.

9. El-Alek, 1-5.

10. Ibn Hishami -I- f.237-238.

11. El-Mudethir: 1-7.

12. Abdurrahman Isa, El Hitabetu ed Dinijetu, Damask, 1405h. f.86.

13. El-Hixhr: 94.

14. Esh-Shuaraë :214

15. El Hitabetu ed Dinijetu f.87.

16. Ibn el Ethir, Fikhu es Sire, f.77-78.

17. El-Mesed: 1.

18. El-Muxhadele: 21.

19. Es-Saf :9.