Zbulohet një varrezë masive në jug të Irakut

Në njoftimin thuhet se në varrezë besohet se ndodhen eshtrat e protestuesve të ekzekutuar nga ish-regjimi në vitet 1990

Një varr masiv që besohet të jetë i kundërshtarëve të regjimit të Sadam Huseinit u gjet në provincën jugore irakiane Naxhaf, bënë të ditur autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Varreza u zbulua pranë njërit prej komplekseve në ndërtim në Naxhaf”, theksoi në njoftim Zyra e guvernatorit të Naxhaf-it.

Në njoftimin thuhet se në varrezë besohet se ndodhen eshtrat e protestuesve të ekzekutuar nga ish-regjimi në vitet 1990.

Një kryengritje popullore shpërtheu në jug të Irakut gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991 dhe u përhap në periferi të kryeqytetit, Bagdad, të cilës regjimi i Sadam Huseinit iu përgjigj duke përdorur forcën për të shtypur protestat.

Që nga rënia e regjimit të mëparshëm në vitin 2003, ekspertë ndërkombëtarë dhe irakianë kanë gjetur dhjetëra varreza masive të viktimave të kryengritjes. /aa