Zbulohet performanca e pritshme e kartat grafike RX 7800 XT dhe RX 7700 XT në video lojëra

Kartat grafike do të dalin në shitje për 499 dollarë dhe 449 dollarë respektivisht dhe të sfidojnë RTX 4070 dhe RTX 4060 Ti 16GB të cilët kushtojnë 599 dollarë dhe 499 dollarë respektivisht.

AMD prezantoi muajin e kaluar RX 7800 XT dhe RX 7700 XT duke premtuar një konkurrencë të egër me rivalët e Nvidia.

Kartat grafike do të dalin në shitje për 499 dollarë dhe 449 dollarë respektivisht dhe të sfidojnë RTX 4070 dhe RTX 4060 Ti 16GB të cilët kushtojnë 599 dollarë dhe 499 dollarë respektivisht.

Por pak ditë nga debutimi një raportim hedh dritë mbi nivelin e pritshëm të performancës së dy kartave grafike RDNA3 duke treguar një avantazh performance mes 2 përqind deri në 23 përqind e RX 7800 XT kundrejt RTX 4070.

7800 XT tregoi një avantazh të qartë në titujt si Bordlands 3, Call of Duty: Modern Warfare 2 dhe Cyberpunk 2077 ndërsa në tituj të tjerë diferencat ishin 15 përqind ose më pak.

Nga ana tjetër RX 7700 XT është superiore mbi RTX 4060 Ti 16GB me avantazh të të parti deri në 31 përqind. E vetmja lojë ku RTX 4060 Ti ishte përpara është Dead Island 2.

Me ray-tracing të aktivizuar historia është tjetër. RTX 4070 ofron 13 deri 69 përqind më shumë performancë kundrejt RX 7800 XT në Cyberpunk 2077.

Një situatë e ngjashme u përsërit edhe me RX 7700 XT kundrejt RTX 4060 Ti ku karta grafike e Nvidia sundon në performancën ray-tracing.