Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Amir Akraminia, ka deklaruar se rendi i ri i vendosur nga Irani në Ngushticën e Hormuzit është i pakthyeshëm, pavarësisht qëndrimit të Shteteve të Bashkuara.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, Akraminia tha se SHBA-ja “nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta pranojë situatën ekzistuese”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Uashingtoni nuk e pranon këtë situatë, do të përballet me kosto shumë më të mëdha se ato që ka përballuar deri tani.
Deklarata vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Iranit dhe SHBA-së lidhur me lundrimin dhe kontrollin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. /mesazhi








