Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Rusia po furnizon Iranin me dronë të tipit Shahed për t’i përdorur kundër bazave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
Në një intervistë për CNN, Zelenski tha se është “100 për qind fakt” që Irani ka përdorur dronë Shahed të prodhuar nga Rusia për të sulmuar baza amerikane.
Ai shtoi se Rusia mund ta zgjerojë mbështetjen për Iranin edhe me raketa dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, duke paralajmëruar se në të ardhmen mund të dërgojë edhe trupa ushtarake, në një skenar të ngjashëm me dërgimin e mijëra ushtarëve nga Koreja e Veriut për të mbështetur Rusinë. /mesazhi
View this post on Instagram








