Zelensky: Liria ka një çmim të lartë, por skllavëria kushton më shumë

Liria ka një çmim të lartë, por skllavëria kushton edhe më shumë, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

“Në këtë betejë ne kemi një armë të fuqishme dhe efektive … çekiçin dhe shpatën e shpirtit dhe të ndërgjegjes sonë. Guxim dhe guxim. Virtyte që na shtyjnë të bëjmë vepra të mira dhe të mposhtim të keqen”, shtoi Zelensky.

“Akti kryesor i guximit është rezistenca dhe kryerja e punës, pavarësisht gjithçkaje. E vërteta na ndriçon rrugën. Ne e dimë atë. Ne e mbrojmë atë. E vërteta jonë është lufta për liri”, theksoi Zelensky. /atsh