Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes me Rusinë në Turqi gjatë të hënës.
Në një postim në X, Zelensky tha se Umerov do të udhëheqë delegacionin në Stamboll.
Ai theksoi se ndër kërkesat e Ukrainës për takim, përfshin një armëpushim të plotë dhe pa kushte, lirim i të burgosurve dhe rikthimi i fëmijëve të rrëmbyer.
Gjithashtu, deklaroi se çështjet kyçe mund të zgjidhen vetëm pas një takimi mes dy liderëve, Zelensky-Putin.







