Zelenskyy falënderon Kroacinë dhe Rumaninë për bashkimin me nismën PURL për të mbështetur Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Kroacinë dhe Rumaninë që iu bashkuan nismës së NATO-s “Lista e kërkesave me prioritet për Ukrainën” (PURL) për të mbështetur Kievin, transmeton Anadolu.

“Kjo është nismë e rëndësishme që e bën të mundur blerjen e armëve amerikane dhe forcimin e mbrojtjes sonë, përfshirë raketat për sistemet ‘Patriot’ dhe kapacitete të tjera që na nevojiten”, tha Zelenskyy në një deklaratë në platformën amerikane X.

Duke theksuar se 24 vende i janë bashkuar nismës që nga lançimi në gusht, Zelenskyy tha se shuma totale e kontributeve ka arritur në 4,3 miliardë dollarë, përfshirë gati 1,5 miliard dollarë vetëm në dhjetor.

Ai shtoi se kjo ka bërë të mundur formimin e tetë paketave mbështetëse ndërsa aktualisht po punohet për të financuar edhe dy të tjera. Më herët, qeveria kroate miratoi një kontribut prej 15 milionë eurosh për nismën PURL ndërsa qeveria rumune miratoi një vendim për të ofruar 50 milionë euro të martën.

Nisma ofron një mekanizëm përmes të cilit vendet aleate dhe partnere mund të financojnë blerjen e armëve, pajisjeve dhe municioneve amerikane për Ukrainën.