Zëvendësohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, KQZ publikon emrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka miratuar 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës.

Nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputetin Daut Haradinaj do ta zëvendësojë Shemsedin Dreshaj.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të jenë këto zëvendësime:

Donika Gërvalla Schwarz – Shqipe Isufi,

Arben Vitia – Enver Haliti,

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta,

Faton Peci – Gramos Agusholli,

Liburn Aliu – Alban Bajrami,

Arbërie Nagavci – Yllza Hoti,

Hajrulla Çeku – Jahja Kokaj,

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi,

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi.