Zgjedhjet lokale, këtu mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit

Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërkaq në ora 07:00 në të gjithë vendin janë hapur qendrat e votimit.

Në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra, raporton Telegrafi.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Qytetarët mund ta gjejnë qendrën e votimit duke klikuar KËTU.