Zgjedhjet në Suedi, Adnan Dibrani fitues në regjionin e tij

Suedia dje votoj për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet parlamentare. 84% të qytetareve me të drejtë vote e dhanë mendimin tyre.

Gazetari Astrit Gashi, që jeton dhe vepron në Suedi ka percjellur me vëmendje këtë proces ku sipas tij, mbi 7 milionë votues në 6004 njësi zgjedhore votuan për zgjedhjet parlamentare dhe regjionale, transmeton Indeksonline.

“Blloku kuq e gjelbër fitoi 144 mandate kundër borgjezeve me 143. Partia ekstreme e djathtë fitoi 62 mandate. Në këto rrethana një qeveri e majte apo një borgjeze është shumë vështirë. Kur kane mbetur edhe 2000 mijë vota nga jashtë vlen të theksohet se partia center do të humbë një mandat për të kaluar tek SD duke bazuar se jashtë vendit votohen më shumë partitë nacionaliste”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, në gjithë këtë proces për ne shqiptarët lajmi i mirë është se deputeti shqiptaro-suedez, Adnan Dibrani fitoi në regjionin e tij së bashku me partinë Socialdemokrate.