Ballina Sport Futboll Zhegrova në bankë edhe ndaj Napolit

Zhegrova në bankë edhe ndaj Napolit

Edon Zhegrova nuk do të jetë startues as në ndeshjen kundër Napolit, e cila luhet në Torino prej orës 18:00.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka publikuar formacionin për këtë ndeshje derbi, në të cilën Zhegrova është rezervist.

Spalletti në krahun e djathtë ka preferuar portugezin Francisco Conceicao që do të jetë në sulm së bashku me Kenan Yildizin e Jonathan Davidin.

Zhegrova xhiron e shkuar ndaj Cagliarit u inkuadrua në 25-të minutat e fundit, ndërsa në mesjavë kundër Benficas në Ligën e Kampionëve nuk luajti fare.

26-vjeçari ka 15 paraqitje këtë sezon për Juventusin në të gjitha garat, ku në dhjetë prej tyre është paraqitur në Serie A.

Deri më tani, Zhegrova dy herë ka qenë starues te Juventusi, një herë në kampionat dhe një herë në Champions.

Te Napoli mungon kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani për shkak të lëndimit