Zhvillime tek Kuvendi, shtyrje mes veteranëve dhe policëve

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar të qëndrojnë jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës.

Por situata tani nuk duket shumë e qetë.

Veteranët e OVL-UÇK-së kanë filluar të shtyhen me zyrtarët policorë të Kosovës në mënyrë që të arrijnë të hyjnë sa më afër hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Veteranët tani janë më të zëshëm, derisa vazhdimisht kanë kërkuar ndërprerje të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, në Kuvendin e Kosovës deputetë janë duke diskutuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës lidhur me mundësinë që të ndërpritet seanca.

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka bërë sërish thirrje që të ketë qetësi e të mos fyhen apo provokohen zyrtarët policorë të Kosovës.

Ndryshe kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka bërë thirrje që të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e OVL-UÇK.

Edhe pse veteranët kanë pranuar tashmë ftesën edhe zyrtarisht, të njëjtit kanë deklaruar se seanca e sotme duhet të ndërpriten në të kundërtën nuk do të takohen me kryeministrin.