Një shkëmbim të burgosurish u zhvillua në provincën jugore siriane Suwayda midis qeverisë siriane dhe grupeve të paligjshme të lidhura me Hikmat al-Hijri, raporton Anadolu.
Shkëmbimi, është kryer me ndihmën e Gjysmëhënës së Kuqe Siriane dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ku qeveria siriane liroi 61 individë. Në këmbim, grupet ilegale besnike ndaj udhëheqësit Druz të mbështetur nga Izraeli, Hikmat al-Hajri, liruan 25 persona që i kishin mbajtur robër.
Ekipet e mbrojtjes civile ishin të pranishme në pikën e kontrollit Almutanah në veri të provincës për të kryer kontrolle shëndetësore të individëve të liruar.
Shkëmbimi i të burgosurve, i kryer nën masa të rrepta sigurie, përfundoi me lirimin e ndërsjellë të të ndaluarve.
– Përleshjet dhe sulmet izraelite në Suwayda
Në vitin 2025, përleshjet midis fiseve arabe beduine dhe grupeve të armatosura Druze në provincën jugore siriane Suwayda rezultuan në vdekje të shumta dhe rrëmbimin e shumë njerëzve.
Më vonë, grupet Druze sulmuan forcat siriane të sigurisë të vendosura në rajon, duke vrarë dhjetëra ushtarë.
Pas përshkallëzimit të përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura lokale Druze, u arrit një armëpushim.
Armëpushimi u prish shpejt dhe ushtria izraelite nisi sulme duke synuar forcat e sigurisë siriane.
Më 16 korrik, forcat ajrore izraelite goditën kompleksin presidencial sirian, selinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërsa një armëpushim u rivendos midis qeverisë dhe grupeve lokale në Suwayda në të njëjtën ditë, avionët luftarakë izraelitë vazhduan sulmet ndaj Damaskut dhe Daraas.




