Zjarr në fabrikën e këpucëve në Rusi, 10 të vdekur

Si pasojë e zjarrit i cili ka përfshirë një fabrikë të këpucëve në qytetin Novosibirsk të Rusisë, 10 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Rasteve Emergjente të Rusisë, bëhet e ditur se një fabrikë e këpucëve në qytetin Novosibirsk në orët e mëngjesit është përfshirë nga zjarri për shkak të një problemi teknik.

Në fabrikë, e cila është shndërruar në hi, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 10 punëtorë. Në vendin e ngjarjes janë dërguar një numër i madh i ambulancave dhe ekipeve të zjarrfikëses.

Në deklaratë bëhet e ditur se punëtorët të cilët kanë humbur jetën janë shtetas të Kinës dhe të Kirgizistanit. Po ashtu njoftohet se zjarri është marrë nën kontroll dhe se nuk shfaq rrezik për qytetarët përreth.