Zjarr në Indonezi: 17 të vdekur e qindra të evakuuar – VIDEO

Të paktën 17 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri të madh që ka shpërthyer në një depo shtetërore të karburantit në kryeqytetin indonezian, Xhakarta.

Gjashtëdhjetë persona të tjerë janë lënduar, derisa shumë njerëz kanë pësuar djegie të rëndë.

Qindra banorët që jetonin në zonat e banuara pranë zjarrit duhej të evakuoheshin.

Zyrtarët indonezianë po bëjnë thirrje për një auditim të “të gjitha objekteve dhe infrastrukturës së karburantit”. /koha