Një zjarr ka rënë në kullën e katedrales mesjetare të qytetit Rouen në rajonin e Normandisë në veri të Francës, raporton Anadolu.
Kryetari i Bashkisë së Rouenit, Nicolas Mayer-Rossignol tha në një deklaratë në llogarinë e tij në X se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të katedrales, e cila është në restaurim e sipër. Ai shtoi se të gjitha burimet publike janë mobilizuar për të reaguar ndaj zjarrit.
Zyra e Guvernatorit të Normandisë dhe Seine-Maritime tha në X se katedralja është evakuuar dhe ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje. Sipas saj, rreth katedrales është vendosur një perimetër sigurie ndërsa u kërkua nga qytetarët të qëndrojnë larg zonës.
Në pamjet e përhapura në rrjetet sociale shihet tym i dendur i zi që ngrihej nga kulla e ndërtesës historike. Mediat franceze raportojnë se në vendngjarje kanë ndërhyrë 63 zjarrfikës me 33 makina zjarrfikëse.
Ndërtimi i Katedrales së Rouenit, e cila filloi në shekullin e 11-të gjatë mesjetës, përfundoi në shekullin e 16-të gjatë periudhës së Renesancës. Katedralja është ndër ndërtesat më të rëndësishme historike të qytetit. Punimet restauruese kanë vazhduar në katedrale që nga viti 2016.
Notre Dame, Nantes and now Rouen
What’s happening in France? pic.twitter.com/X0PNRnFudd— Sachin Jose (@Sachinettiyil) July 11, 2024

