Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zjarri pyjor në “zonën e përjashtimit” të Çernobilit vazhdon për të tretën...

Zjarri pyjor në “zonën e përjashtimit” të Çernobilit vazhdon për të tretën ditë

Një zjarr pyjor në “zonën e përjashtimit” të Çernobilit, në rajonin e Kievit, vazhdoi për të tretën ditë me radhë sot dhe po përhapet për shkak të motit të thatë dhe erërave të forta, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore, zjarri tashmë ka përfshirë 1.200 hektarë dhe deri tani janë angazhuar 326 shpëtimtarë për ta shuar atë.

Megjithatë, shërbimi pretendoi se situata është nën kontroll.