Zvicra i bashkohet BE-së në sanksionet kundër Rusisë

Zvicra ka miratuar të njëjtat sanksione kundër Rusisë si Bashkimi Evropian, pas një vendimi të Këshillit Federal në Bernë të hënën.

Lëvizja ishte e pazakontë për vendin tradicionalisht neutral, por jo e papritur.

Presidenti zviceran Ignazio Cassis tha të dielën se qeveria e tij po konsideronte ngrirjen e aseteve ruse në vend si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska. /atsh