Zyra e BE-së në Kosovë dënon sulmin ndaj Kuvendit: Të sillen autorët para drejtësisë

Zyra e BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media ka dënuar shumë ashpër sulmin e realizuar mbrëmë në objektin e Kuvendit të Komunës duke bërë thirrje për gjetje të autorëve.

Sipas tyre një sulm ndaj institucionit kryesor të Kosovës është një sulm kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ky është reagimi i plotë:

“Zyra e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës. Një sulm ndaj institucionit kryesor të Kosovës është sulm kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës dhe si i tillë është i papranueshëm. I bëjmë thirrje institucioneve të rendit e ligjit që t’i identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë.”/