Zyrtare: Vetëvendosje garon e vetme në zgjedhje

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë sot se zgjedhjet e 11 qershorit që po afrohen janë shumë të rëndësishme dhe janë referendum kundër krimit e korrupsionit.

Ai ka thënë gjatë një konference për media se këto zgjedhje janë edhe kundër zajenicës e demarkacionit dhe të cilat kanë vetëm një zgjidhje e ajo është Vetëvendosja.

“Vetëvendosje ka bërë të gjitha përgatitjet të garoj e vetme. Edhe zajednica edhe demarkacioni ishin gabim as nuk u dosësua papunësia as nuk u luftua krimi e korrupsioni. Programi ynë na bënë më të besueshmit. Për shkak të posteve iku LDK nga VLANI, njësoj edhe AAK e NISMA. Koalicionet e natës janë koalicione të panikut. VV me popullin do ti;a kthejnë dinjitetin vendit”, ka theksuar Ymeri.