Gjatë armëpushimit një javor mbarëkombëtar, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar dhe ministri i Brendshëm i Libisë, Fathi Bashagha diskutuan mbi situatën e fundit në Libi, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri Akar i dëshiroi mirëseardhje Bashagha-s në kryeqytetin Ankara me nderime ushtarake dhe foli për zhvillimet e fundit në vendin e Afrikës së Veriut në një takim ballë për ballë, thuhet në deklaratën me shkrim.
Nëntorin e kaluar, Turqia dhe Libia nënshkruan paktin mbi bashkëpunimin e sigurisë dhe kufijtë detarë.
Të premten e kaluar, Libia shpalli armëpushim dhe urdhëroi ushtrinë të ndalojë të gjitha operacionet luftarake, duke specifikuar se zonat Sirte dhe Al-Jufra duhet të demilitarizohen dhe duke paralajmëruar shpalljen e zgjedhjeve marsin e ardhshëm.
Të enjten, ushtria libiane tha se militantët besnikë të komandantit renegat Khalifa Haftar kishin shkelur armëpushimin.
Pas përmbysjes së sundimtarit të ndjerë, Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e re e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë është sulmuar nga forcat e komandantit renegat Haftar që nga prilli i vitit 2019, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë.
Me mbështetjen e Turqisë, qeveria libiane kohët e fundit ka thyer të gjitha sulmet duke kaluar në ofensivë kundër forcave të Haftarit ndërsa vazhdimisht ka potencuar se nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake për Libinë.