Zyrtari i NATO-s: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë esencial për anëtarësimin në aleancë

Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është kusht esencial për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Alli këto komente i bëri pas takimit që delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i bëri me anëtarë të Kryesisë së Kuvendi.Sipas zyrtarit të NATO-s edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit janë të rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbin mbetet kushti më i rëndësishëm për këto procese. Gjithashtu edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit janë bazike në këtë rrugë. Luftimi i terrorizimit mbetet sfidë për të gjithë, prandaj edhe duhet punë për tu bërë”.

Alli shtoi se Ballkanin Perëndimor është rajon i rëndësishëm për Evropën, prandaj edhe integrimi është i garantuar, vetëm se duhet përmbushur obligimet secili shtet.“Ne jemi duke vështruar progresin këtu në rajon, e kuptojmë që qytetarët dëshirojnë t’i bashkoheni NATO-s, sigurisht ka ende punë për të bërë. Jam i sigurt se Kosova është në rrugë të mirë të plotësojmë objektivat që të bëhet pjesë e NATO-s”.“Në përgjithësi çfarë po ndodh në rajonin e Ballkanit Perëndimor është se shtetet po mundohen të gjejnë mënyra të dialogut”.“Ballkani Perëndimor është një rajon i rëndësishëm për Evropën, prandaj mendoj se Ballkani nuk do të jetë i përmbushur pa u integruar edhe BE”.

Nënkryetari Xhavit Haliti tha se institucionet janë duke punuar që të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s, por pa lënë anash edhe obligimet që Kosova ka marrë, raporton Ekonomia Online.“Si Kosovë kemi qenë dhe jemi për integrime evropiane. E sigurova zotëri Alli që Kuvendi i Kosovës dhe njerëzit këtu janë me orientim perëndimor. Detyrimet që i kemi duhet t’i plotësojmë, pra të gjitha standardet për të qenë pjesë e BE dhe NATO-s