Zyrtari iranian: Shtetet që mbrojnë Izraelin do të bëhen objektiva

Një media amerikane ka cituar një zyrtar iranian, i cili ka paralajmëruar se Irani do të godasë bazat rajonale të vendeve që përpiqen të mbrojnë Izraelin.

“Irani ruan të drejtën – sipas ligjit ndërkombëtar – të përgjigjet me vendosmëri ndaj këtij regjimi,” tha zyrtari, i paidentifikuar, për CNN.

“Çdo shtet që përpiqet të mbrojë regjimin kundër operacioneve të Iranit, do ta shohë më pas se bazat dhe pozicionet e tij rajonale do të kthehen në objektiva të rinj,” shtoi ai. /mesazhi