Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Sinqeriteti

Sinqeriteti ėshtė pastrim i fjalėve dhe veprave nga ato qė i pėrngjajnė shirkut, mendjemadhėsisė, interesave personale dhe pėrfitimeve tė ndryshme...

E enjte 28 Tetor 2010 18:06

 

 Përgatiti: Fatos Gërvalla

 

Sinqeriteti është pastrim i fjalëve dhe veprave nga ato që i përngjajnë shirkut, mendjemadhësisë, interesave personale dhe përfitimeve të ndryshme. Disa nga dijetarët thonë: Sinqeriteti është që për veprën tënde të mos kërkosh përpos nga Allahut ndonjë dëshmues, Fudejl bin Ajad thotë: Lërja e punës për shkak të njerëzve është mendjemadhësi, ndërsa puna për njerëzit është shirk, pra Sinqeriteti është pastrim prej këtyre dy gjërave.

Është transmetuar në hadith se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush mëson diçka prej diturisë me të cilën kërkohet Allahu, por ai nuk e mëson atë përveç se për të arritur disa qëllime të kësaj dynjaje, ai nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit në Ditën e Gjykimit.” Transmetuar nga Ebu Davudi me një zinxhir të mirë transmetimi.

Pra sinqeriteti është që me punën tënde të kërkosh kënaqësinë e Allahut pavarësisht se në çfarë gjendje gjendesh.

 

Rëndësia e Sinqeritetit

1. Sinqeriteti është nga veprat më të rëndësishme të zemrës, me vlerë më të madhe te Allahu i Lartësuar, është vend shikim nga Allahu, në Hadith thuhet: “Allahu nuk shikon në fizionominë dhe trupin tuaj, por Ai shikon në zemrat dhe në veprat juaja.”

Sinqeriteti është e vërteta e fesë Islame, është thelbi i mesazhit Islam, Allahu i Lartësuar thotë: "E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij" Bejine: 5 "Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar" Zumer: 2-3

Në Hadithin e Pejgamberit a.s. thuhet: "Ai që thotë nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut, me sinqeritet nga zemra e tij, do të hyjë në Xhenet"

2. Sinqeriteti është njëri nga dy kushtet e pranimit të veprës nga Allahu i Lartësuar, dy kushtet janë: 1- Që vepra të jetë e pastër dhe të bëhet vetëm për Allahun e Lartësuar, 2- dhe që vepra të jetë në pajtim me Synetin e Pejgamberit a.s.

Thotë Allahu i Lartësuar: "… e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë". Kehf: 110, gjithashtu Pejgamberi a.s. thotë: Veprat shpërblehen sipas qëllimit"

3. Sinqeriteti veprën e vogël te Allahu e bënë të madhe në shpërblim: thotë Abdullah ibni Mubarek r.a: "Shumë vepra të vogla i rritin sinqeriteti i tyre, dhe shumë vepra të mëdha i zvogëlon mos sinqeriteti" Sinqeriteti në vepra është ai i cili e rritë shpërblimin te Allahu edhe nëse veprat janë të vogla.

4. Sinqeriteti e ruan robin nga cytjet e shejtanit: shejtani është betuar se do t'i devijon nga rruga e drejtë të gjithë njerëzit deri në ditën e gjykimit, përveç të sinqertëve ashtu siç tregon Kurani: "Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë. Përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!" Sad: 82/83

 

Si ta arrijmë sinqeritetin?

1. Njohja e Allahut të Lartësuar, bindja se çdo gjë në këtë kozmos ndodhë me caktimin e Allahut të Lartësuar, furnizimi është në dorën e Tij, jeta e njerëzve është në dorën e Tij, thotë Allahu i Lartësuar: "Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet" Enam: 18, kjo robin e ndihmon që në adhurimin ndaj Zotit të jetë i sinqertë.

2. Afrimi i robit te Allahu i Lartësuar me lutje, besimtari në të gjitha çështjet e tij kërkon ndihmë nga Allahu, ai çdo ditë lexon fjalën e Allahut: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!" Fatiha: 5, besimtari kërkon nga Allahu që t'i dhuron sinqeritet në çdo fjalë dhe vepër, dhe qe ta largon nga shirku dhe mendjemadhësia,

3. Shoqërimi me njerëz të mirë, shoqërimi me njerëzit e mirë të ndihmon në ngritjen e sinqeritetit, Allahu i Lartësuar e thërret të dërguarin e tij me këtë: "Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar." Kehf: 28.

4. Ushtrimi i vetvetes në adhurim të fshehur nga njerëzit, adhurimi i fshehur është i rëndë për shpirtin, mirëpo shpërblimi te Allahu është shumë i madh, p.sh: namazi i natës, agjërimi nafile, lëmosha, etj.

 

 

Frytet e Sinqeritetit

1. Vazhdueshmëria e punës, ai i cili punon për njerëzit ndalet nga punë në momentin kur ata nuk janë prezent, ndërsa ai i cili punon për Allahun ai vazhdon në punën e tij, disa nga njerëzit e mirë thonin: (Ajo që është për Allahun është e vazhdueshme, ndërsa ajo që është për dikë tjetër shumë shpejtë ndërpritet).

2. Ndihma e Allahut në vështirësi, Allahu të sinqertit i përkrah me ndihmën e tij në vështirësitë e tyre, i shpëton nga fatkeqësitë, ju ndihmon në vështirësi, ashtu siç veproi me Jusufin a.s. kur e shpëtoi nga kurthet e gruas së udhëheqësit, që të mos bie në haram, Allahu i Lartësuar thotë: "Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robërit tanë të sinqertë" Jusuf: 24

Gjithashtu tregimi i tr personave të cilët u mbyllën në shpellë në ta ka mësim dhe këshill (tregimi është i njohur) Lutja e çdo njërit prej tyre ishte: O Allah Ti e di se nëse këtë vepër e kam bërë vetëm për kënaqësinë Tënde nxirrna neve prej kësaj në të cilën gjendemi, dhe kështu guri u largua pas çdo lutje të tyre nga një pjesë deri sa u largua i tëri"

Omer ibni Hatabi thotë: "Ai i cili është i sinqertë në veprën e tij, Allahu i mjafton në atë që është mes tij dhe njerëzve"

3. Qetësia shpirtërore, sinqeriteti poseduesit të saj i ofron siguri dhe qetësi, kështu ai ndjenë qetësi shpirtërore. Pejgamberi a.s. thotë: "Ai që bota tjetër është preokupim i tij, do t'i vije kjo botë duke e kërkuar atë"

4. Pranimi i veprave nga Allahu dhe hyrja në Xhenet, për shkak se sinqeriteti është njëri nga kushtet e pranimit të veprave, kështu edhe thuhet në Hadithë: "Allahu i Lartësuar nuk pranon diç nga puna veçse nëse ajo është e sinqertë, dhe nga ajo kërkon kënaqësinë e Allahut"

Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve" En'am: 162-163

Besimtari duhet që veprat e tij t'i bënë vetëm për Allahun, mos të pretë falënderim nga njerëzit, thotë Allahu i Lartësuar: "Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhenet dhe me petka mëndafshi" Insan: 8-10

O Zot dhurona sinqeritetin në fjalë dhe vepër.

 



Sinqeriteti

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 8 = ?