​Kuvendi e miraton buxhetin për vitin 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, kanë miratuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2022. Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2 miliardë e 748 milionë euro.

Në këtë seancë janë shqyrtuar 83 amendamente të propozuara nga deputetët.Shumica këtyre amendamenteve të propozuara nga deputetët e opozitës nuk morën mbështetjen, derisa ato të propozuara nga deputetët e pozitës janë miratuar.