​OBSH njofton për situatën e rëndë të refugjatëve në Sirinë jugore

Të paktën 15 refugjatë, duke përfshirë 12 fëmijë, vdiqën në Sirinë jugore javën e kaluar për shkak të dehidrimit nga temperatura e larta që arritën deri në 45 gradë dhe sëmundjeve të shkaktuara nga uji i kontaminuar, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH paralajmëron se është e domosdoshme të sigurohet akses për 210,000 persona të zhvendosur, të cilët kanë ikur nga luftimet në Sirinë jugore dhe kanë nevojë për ilaçe, kujdes shëndetësor dhe disa duhet të evakuohen.