1 viktimë dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit një qytetar ka humbur jetën nga COVID-19 ndërsa janë shënuar edhe 7 raste të reja të infektimit.

“Nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534. Në total numri i rasteve aktive është 420”, thuhet në raportin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.

Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.