Futbollistët si shumë atletë të tjerë kanë fuqinë dhe paratë për të jetuar mes luksit. Madhështia e shtëpive të tyre shërben si dëshmi se ato vlejnë aq sa ti mundesh të imagjinosh.
Këta futbollistë posedojnë miliona dollarë secili, dhe shtëpitë e tyre me siguri i shtohen pasurisë së tyre të çmendur.
Disa shtëpi nuk janë më të tyre, shtëpia e Mario Balotellit, për shembull, ishte ajo që ai e kishte marrë me qira ndërsa luante për Manchester City, por disa prej këtyre shtëpive janë kaq të bukura saqë është e vështirë të mos përfshihen në këtë listë.
Një shembull tjetër është shtëpia e David Beckham, e cila ishte aq e shtrenjtë dhe tërhoqi kaq shumë interes saqë mori emrin e vet si “Pallati Beckingham”.
Le të hedhim një vështrim në 10 shtëpitë më të mëdha dhe më të shtrenjta të yjeve të futbollit./oranews
10.Shtëpia e Lionel Messit përfshijnë një spa, një teatër privat dhe një fushë futbolli brenda në shtëpi.

9.Ricardo Kaka- Vendosur në mënyrë të përshtatshme në afërsi të ish-shokëve të tij të Los Blancos, dhe duke përfshirë një palestër, një pishinë shtëpie dhe një garazh me gjashtë makina, shtëpia e Kaka e ka vlerën 3 milionë dollarë.

8.Andres Iniesta – Superstari i Barcelonës dhe fituesi i Kupës së Botës me Spanjën zotëron një shtëpi prej 4.6 milionë dollarë, e cila mund të duket pak e vogël nga jashtë, por kjo rezidencë ka pesë dhoma gjumi, hapësira që përfshijnë një pishinë dhe një kishë.

7.Mario Balloteli – Rezidenca e Balotellit me vlerë 4.86 milionë dollarë ka një pishinë, një bodrum vere, një teatër privat, gjelbërim dhe katër dhoma gjumi dhe banjo.

6.Cristiani Ronaldo – Rezidenca e Ronaldos në Madrid, të cilën e ka blerë në vitin 2008, është e mrekullueshme. Me një çmim prej 6 milionë dollarësh, përfshin një sauna, një teatër privat, një palestër, një pishinë dhe një akuarium.

5.Frank Lampard – Vila e Frank Lampard përmban nëntë dhoma gjumi, dymbëdhjetë banjo, shumë gjelbërim, një pishinë, një fushë tenisi dhe madje edhe një mol barkash. Shtëpia me sipërfaqe 19,500 metra katrore thuhet se vlen 7 milionë dollarë.

4.John Terry – Rezidenca e Terry e cila vlen 7.5 milionë dollarë është projektuar me hapësira të posaçme që përfshijnë një akuarium nëntokësor dhe një kinema private mjaft të madhe me kapacitet 34 persona, për të mos përmendur dhjetë dhoma gjumi.

3.Didier Drogba – Ndërtuar në vitin 2007, rezidenca e Didier Drogba ka një çmim prej 14.5 milionë funte (rreth 9 milionë dollarë) me 8.600 metra katrorë dhe tetë banja, shtatë dhoma gjumi dhe madje edhe një dhomë trofesh.

2.Wayne Rooney – Ndërtuar në vitin 2004, rezidenca e Wayne Rooney vjen me një pishinë të madhe, një teatër privat, statuja në stilin grek dhe ngrohjen nëntokësore për oborrin. Shtëpia është me vlerë 17.83 milion dollarë

1.David Beckham – Legjenda e Anglisë zotëron këtë rezidencë masive prej 20 milionë dollarësh. Shtëpia e tij ka një kishë, një studio regjistrimi dhe një fushë futbolli! Është i njohur edhe si pallati Beckingham!








