10 të dyshuar për koronavirus në QKUK, priten rezultatet

Naser Ramadani, Drejtor i Shëndetit Publik, gjatë një konference për media ka thënë se në QKUK janë edhe 10 raste të dyshuara, analizat e të cilave pritet të dalin sonte.

Ndërsa nga 8 shkurti deri me tani janë testuar 82 persona,  të cilët kanë rezultuar negativ.

“Ju e dini të gjithë se ne kemi filluar të testojmë nga 8 shkurti. Deri më sot janë testuar 82 pacient të cilët kanë rezultuar negativ. Sot kanë hyr në punë 10  të tjerë dhe  pritet të dalin rezultatet në orët e mbrëmjes. Nuk ka rritje të intensitetit është intensitet normal të rasteve të dyshimta, të cilave duhet tu behën analiza. Të shumica e rasteve ka dal, ftohje të lehta, të një pjesë e tyre ka dal grip A ose B. Pacientet testohen më të gjitha testet dhe nuk mbetet pa u diagnostikuar në aspektin laboratorik”, ka thënë Ramadani.