13 të lënduar nga një shpërthim në Ratkoc të Rahovecit

Shpërthim i një bombole gazi në një qebaptore në Ratkoc të Rahovecit. Tribuna Channel mëson se nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar 13 persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gjakovës. Lirije Podrimaj zëdhënëse e Policisë së rajonit të Gjakovës e ka konfirmuar rastin për Tribuna Channel, duke thënë se ekipet e tyre kanë dalur në vendngjarje dhe po e ekzaminojnë rastin. “Me datë 18.01.2019 në ora 19:55 min, permes telefonit Stacioni Policor ne Rahovec ka pranuar nje informacion se ne fshatin Ratkoc ne nje lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola gazi, nga ky shpërthim dyshohet se janë lënduar disa persona (rreth 10 persona te cilet janë derguar në spital rajonal në Gjakovë), patrullat policore menjehere jane dalur ne vend te ngjarjes, kane bere sigurimin e vendit. Mbi gjendjen e personave te lënduar ende nuk kemi informata te hollesishme”.