14 të vdekur nga përplasja e autobusit të lojtarëve me një kamion

Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona kanë mbetur të vdekur pas një përplasje të një kamioni me autobusin e një skuadre të të rinjve të hokejt mbi akull të premten mbrëma, njofton Klan Kosova.

The Humboldt Broncos ishin duke udhëtuar në autostradë në veri të Tisdale në provincën Saskatchewan.

Policia kanadeze ka thënë se në autobus ishin 28 persona, 14 prej të cilëve mbetën të vdekur, përfshirë shoferin.

Të tjerët janë dërguar për mjekim në spital.

Tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka shkruar në Twitter se “s’mund ta imagjinoj dot se nëpër çfarë dhimbje po kalojnë në këto momente prindërit e këtyre fëmijëve”.