Të paktën 14 migrantë, përfshirë katër fëmijë, u mbytën sot gjatë orëve të para të mëngjesit, gjatë një përpjekjeje për të kaluar detin Egje’, nga Turqia drejt Greqisë, njoftoi media lokale greke.
Roja Bregdetare greke dhe policia kufitare e BE-së, Frontex, shpëtuan tre persona.
Autoritetet në Athinë konfirmuan incidentin dhe shtuan se kishin filluar operacionet e kërkim-shpëtimit.
“Një anije me rreth 20 persona u mbyt. Ka filluar një operacion kërkim-shpëtimi”, tha një oficer i Rojes Bregdetare greke./ATSH