15 të vdekur nga një shpërthim në fabrikën e barutit në Rusi

Pesëmbëdhjetë persona u vranë të premten nga një shpërthim në një fabrikë baruti në Rusi, njoftuan zyrtarët e emergjencës në vend.

Ministria e Situatave të Emergjencave në vend, tha se shpërthimi ndodhi në fabrikën “Elastik” në rajonin Ryazan, i pozicionuar rreth 270 kilometra në juglindje të Moskës.

Një person është raportuar i humbur dhe një tjetër u shtrua në spital me lëndime të rënda, sipas zyrtarëve lokalë.
Për të vënë zjarrin nën kontroll u angazhuan 170 punonjës të urgjencave dhe 50 automjete.

Zyrtarët po hetojnë për mundësinë e shkeljeve në procedurat e sigurisë në fabrikë, apo nëse një qark i shkurtër mund të ketë qenë shkaku i mundshëm. /euronews