Të paktën dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi përmbytje të mëdha përfshinë provincën Sulaymaniyah në rajonin kurd në Irakun verior, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile, raporton agjencia shtetërore e lajmeve INA, njoftoi se viktimat u përfshinë nga përmbytjet në rrethin Chamchamal në Sulaymaniyah.
Drejtoria tha se një mur shkolle u shemb në rrethin Shorash për shkak për shkak të përmbytjeve të forta, duke shkaktuar vdekjen e një buri 70-vjeçar dhe një gruaje 24-vjeçare.
Ekipet e mbrojtjes civile kanë vazhduar përpjekjet e shpëtimit dhe evakuimit mes paralajmërimeve për reshje të mëtejshme shiu dhe kushte të paqëndrueshme të motit në të gjithë rajonin.




