20 emigrantë të vdekur pasi i hodhën në det pranë Xhibutit

Foto nga arkiva

Të paktën 20 njerëz u mbytën pasi kontrabandistët hodhën dhjetëra emigrantë në det gjatë kalmit në mes Xhibutit dhe Jemenit, tha të Enjten Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM),

“Të mbijetuarit besojnë se të paktën 20 njerëz janë vrarë. Akoma janë disa të pagjetur. Pesë trupa dolën në breg”, tha për AFP Yvonne Ndege, zëdhënëse rajonale e IOM-it.

“Nga 80 njerëzit që u hodhën, vetëm 60 arritën të dalin në breg,” tha Ndege.

Të mbijetuarit po marrin trajtimin mjekësor dhe dëshmitë janë duke u mbledhur.

Nga dy incidente të ngjashme në Gjirin e Adenit në Tetor mbetën të vdekur të paktën 50 emigrantë, tha IOM. /Mesazhi.com