22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim të rëndësishëm për komunat dhe qytetarët.

Ai ka thënë se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi.

‘’22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare’’ ka bërë të ditur Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale./