25 viktima dhe 1722 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4939 testime, ndërsa janë regjistruar 1722 raste të reja me Covid-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 1.942 pacientë të shëruar.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 16 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 9 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 23 janar deri 5 shkurt 2022. /shenja