Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 26,422 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

26,422 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 26,422 palestinezë janë vrarë dhe 65,087 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, thotë ministria e shëndetësisë e Gazës, raporton Aljazeera.

Të vdekurit përfshijnë më shumë se 11,000 fëmijë palestinezë dhe 7,500 gra.

Gjatë 24 orëve të fundit, 165 palestinezë u vranë dhe 290 u plagosën, thuhet në një deklaratë. /mesazhi