3 ndjenja urie që sinalizojnë probleme me shëndetin

Dëshira për të ngrënë akull- Mungesë hekuri

Të pasurit dëshirë për të ngrënë produkte që nuk kanë vlera ushqyese, si akull, letër, argjilë, baltë është një fenomen i njohur si ‘pica’. Edhe pse këto fenomene nuk janë të kuptuara mirë nga studiuesit, disa studime e lidhin dëshirën për të konsumuar këto gjëra me mungesën e hekurit. Një studim i publikuar tek revista ‘Hipoteza mjekësore’, sugjeron se mania për të ngrënë akull rrit qarkullimin e gjakut në tru, për të luftuar amullinë e shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Dëshira e madhe për të ngrënë kripë- Sëmundja e Adisonit

Shumë njerëz konsumojnë më tepër kripë sesa kanë nevojë. Përveç atletëve, të cilët mund të humbasin shumë kripë përmes djersitjes, për pjesën tjetër të njerëzve dëshira e madhe dhe e shpeshtë për të ngrënë kripë mund të tregojë se vuajnë nga sëmundja e Adisonit, në të cilën gjëndrat veshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone. Këta hormone janë të rëndësishme sepse përfshijnë kortizolin, i cili e ndihmon trupin për t’iu përgjigjur stresit dhe aldosteronin, i cili mban nën kontroll tensionin e gjakut. Nëse nuk trajtohet, sëmundja e Adisonit mund të ulë tensionin e gjakut në një nivel të rrezikshëm, prandaj vizitohuni tek mjeku nëse keni një dëshirë të madhe për të ngrënë ushqime me shumë kripë.

Dëshirë të madhe për të pirë ujë, edhe kur nuk jeni të etur- Diabet

Etja e tepërt është një simptomë e hershme e diabetit, por nuk është vetëm kjo. Një ndjenjë etjeje e madhe shoqërohet edhe me urinim të tepërt. Nëse vuani nga diabeti, në gjak vendoset sheqer shtesë dhe veshkat tuaja duhet të punojnë shumë fort për të filtruar dhe përthithur sheqerin. Ndonjëherë veshkat thjesht nuk mund t’ia dalin diçkaje të tillë dhe ëmbëlsia e tepërt shndërrohet në urinë. Kjo do të thotë urinim i shpeshtë dhe etje për më shumë ujë./Prevention