4 probleme të zakonshme me kartat grafike dhe si ti adresoni

Këto janë disa prej problemeve më të zakonshme të kartës suaj grafike të cilat mund ti adresoni siç duhet e pse jo ti rregulloni.

Karta grafike mbase është pjesa më e kushtueshme e kompjuterit tuaj. Si e tillë duhet të kujdeseni sa më shumë për të. Mbi të gjitha karta grafike përcakton edhe sa mirë luhen video lojërat në kompjuterin tuaj.

Por me kalimin e kohës mund të degradojë, dhe kështu janë pjesë elektronike, kanë një jetëgjatësi të caktuar.

Ende duhet të dini të menaxhoni problemet që shfaqen në kartën tuaj grafike. Këto janë disa prej problemeve më të zakonshme të kartës suaj grafike të cilat mund ti adresoni siç duhet e pse jo ti rregulloni.

  1. Mbinxehja dhe mbytja termike

Së pari, një problem që prek të gjithë ata që kanë një kartë grafike herët apo vonë është mbinxehja e cila rezulton në mbytje termike.

Mbinxehja e kartës grafike ndodh kur një komponent harduerik, siç është GPU, operon në temperaturë më të lartë sesa është dizajnuar për përdorim të sigurtë. Kur arrin temperatura të larta mund të shkaktojë probleme siç është reduktimi performancës, rënia e stabilitetit dhe në raste ekstreme të dëmtojë harduerin përgjithnjë.

Për të shmangur këtë të fundit, prodhuesit e harduerit kanë implementuar një masë të quajtur mbytje termike, e cila redukton ndjeshëm performancën dhe frekuencën për të shmangur dëmin e përhershëm nga nxehtësia.

Në fund nëse tejkalohen të gjitha limitet, karta grafike mund të fiket automatikisht për tu mbrojtur. Për të kuptuar shkaqet e mbinxehjes, duhet të kontrolloni ventilimin që hyn dhe del nga karta grafike. Mund të jetë dëmtuar një ventilator të cilin duhet ta zëvendësoni apo të riaplikoni pastën termike.

  1. Reduktimi i performancës

Një prej problemeve kryesore të kartave grafike është rënia e performancës pa një arsye. Është një dallim i madh mes një karte grafike që po punon keq dhe një karte grafike e paaftë të luajë disa lojëra. Një mënyrë për të kuptuar nëse karta juaj grafike po funksionon siç duhet është përmes mjeteve si PassMark dhe AIDA64 Extreme.

Nëse më parë nuk keni bërë testime, atëherë duhet të kërkoni për të parë se çfarë rezultati konsiderohet optimal për të. Gjëja e parë që duhet të bëni nëse mësoni se karta nuk po funksionon në nivelin e pritur është të kontrolloni temperaturën. Nëse është e lartë duhet të ktheheni tek pika e parë. Gjithashtu mund të monitoroni edhe përdorimin e kartës grafike dhe nëse është në 100 përqind të saj e lojërat ende janë të ngadalta, atëherë keni arritur limitin që mund të ofrojë.

Së fundi mund të provoni të përditësoni driverat grafikë.

  1. Ekrani i zi

Është një prej problemeve më shqetësuese. Hapni një lojë dhe shfaqeni me një ekran të zi. Ky ekran i zi mund të shfaqet edhe gjatë lojës.

Gjëja e parë është se ky problem nuk ka të bëjë me problemet termike. Por duhet të kontrolloni driverat nëse janë të instaluar versionet e fundit.

Riinstalimi i tyre ose instalimi i versionit të fundit mund të bëjë çudira dhe të rikthejë kartën grafike në jetë. Gjithashtu mund të kontrolloni lidhjen fizike mes monitorit dhe kompjuterit tuaj.

Së fundit duhet të shikoni nëse karta është e vendosur siç duhet në lidhjen PCI Express.

  1. Defekte grafike dhe objekte

Së fundi ky është problemi më pak i zakonshëm por që shumë njerëz e hasin. Hapni lojën për të luajtur dhe vini re defekte grafike apo elementë të padëshiruar në ekran.

Së pari duhet kontrolluar nëse të dhënat e lojës janë korruptuar që ndodh më shpesh sesa mendoni. Loja juaj ose lançuesi mund të ketë një mjet për kontrollin e integritetit të skedarëve.

Nëse problemi vijon, atëherë duhet të ndiqni hapat dy dhe tre të përmendur me lartë.