457 persona deri tani, mbërrijnë dy avionë të tjerë me 182 refugjatë afganë

Kanë mbërritur në vendin tonë edhe dy avionë të tjerë me 182 shtetas afganë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se kanë ardhur edhe 182 afganë të tjerë, duke e çuar në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se afganët e mbërritur në Shqipëria pas mesnatës janë akomoduar në Qytet Studenti dhe në struktura hoteliere në Durrës.

“Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zv.ministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më vonë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosën në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 totalin në 72 orë e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani”, thuhet në njoftim e MEPJ.