5 mjete AI që do të shumëfishojnë produktivitetin tuaj

Edhe pse ka mjete të shumta jo-AI që mund të jenë po kaq të dobishme, këto janë shërbime të cilat në mënyrë të ndjeshme mund të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën tuaj në punë dhe për këtë arsye i rekomandojmë së shumti.

Nëse po kërkoni mjetet për të rritur produktivitetin tuaj, nuk besojmë se ka diçka më të mirë sesa ajo që ofrojnë mjetet me inteligjencë artificiale.

Edhe pse ka mjete të shumta jo-AI që mund të jenë po kaq të dobishme, këto janë shërbime të cilat në mënyrë të ndjeshme mund të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën tuaj në punë dhe për këtë arsye i rekomandojmë së shumti.

Në një botë ku inteligjenca artificiale po merr vrull në çdo drejtim, robotët bashkëbisedues me AI si ChatGPT apo Bing Chat dhe Google Bard kanë provuar se mund të jenë shoqëruesi më i mirë i juaji në hapësirat e punës e madje ngritur shqetësime se një ditë mund tu zëvendësojnë.

Këto janë disa prej mjeteve AI të cilat janë sa të dobishme aq edhe revolucionare.

ChatGPT

Të gjithë e njihni këtë mjet AI, roboti bashkëbisedues i cili nisi një garë të ethshme AI. Ndërsa është i mrekullueshëm për shumë gjëra, është veçanërisht i dobishëm për të krijuar shembuj për detyra përsëritëse ku përdorin tekst si e-mail apo postime në median sociale si dhe të krijojë variante të të njëjtës përmbajtje.

Grammarly

Është një korrigjues fantastik i teksteve. Ju ndihmon të korrigjoni fjalitë live dhe është i integruar në shumë forma teksti nga çdo uebsajt e madje edhe në telefonin tënd, pavarësisht nëse shkruani një cicërimë, e-mail apo postim në Linkedin

Cohere

Është një mjet impresionues i cili mund të përmbledhë një artikull të gjatë apo një video në vetëm pak rreshta. Mund të përdoret për të përmbledhur artikuj të krijuar nga ju dhe bërë postime të medias sociale. Përmbledhjen mund ta përshtatni në gjatësinë që dëshironi.

Otter.ai

Është një mjet i shkëlqyer për takimet tuaja virtuale. Automatikisht mund të përmbledhë atë çfarë po flisni apo ta ndani në disa tematika që keni mbuluar. Është tmerrësisht i dobishëm për intervista apo takime virtuale të gjata ku mbulohen një gamë tematikash të ndryshme.

Mem.ai

Ka shumë funksionalitete po ajo që ne veçojmë është organizimi automatik i përmbajtjeve. Ofron shembuj për pothuajse çdo gjë siç janë përmbledhjet e takimeve.

/PCWorld Albanian