58 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 58 raste të reja, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 3.669 testime, 58 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616.  Në total numri i rasteve aktive është 250”, thuhet në njoftimin e fundit të MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.

Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.