63-vjeçarja me koronavirus që vdiq sot ishte pranuar në gjendje të rëndë në spital, MSH jep detaje

Klinika Infektive ka dhënë detaje për pacienten nga Rahoveci me koronavirus që ndërroi jetë sot.

Me anë të një kumtese për media është bërë e ditur se pacientja është e lindur në vitin 1957, dhe rrjedhimisht ishte e moshës 63 vjeçare, shkruan lajmi.net.

E njëjta ishte pranuar para nëntë ditësh në gjendje të rëndë, edhe me disa sëmundje tjera shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit.

Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje.